Jug-lindja e vendit vazhdon që të jetë një rajon, i cili dominohet nga era e fortë dhe reshjet. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanëeb” se era e fortë ka shkaktuar edhe rrëzimin e pemës së Krishtlindjeve në qytetin e vogël të Ersekës.
Punëtorët e bashkisë janë duke punuar për rivendosjen e pemës së festave të fundvitit në pedonalen e këtij qyteti.
Siç shihet edhe nga fotot, Erseka ishte ndriçuar më së miri për të pritur Vitin e Ri 2021, por era ka shkaktuar këtë incident të vogël.