Anëtarët e familjes mbretërore britanike janë fotografuar duke shkelur rregullat e koronavirusit në një park në Sandringham, Angli. Princi William dhe familja e tij po ecnin së bashku me xhaxhain e tyre Princ Edward dhe familjen e tij, pranë rezidencës në Norkfolk. Fotografitë e shpërndara tregojnë më shumë se gjashtë individë të pranishëm, me dy familjet që qëndrojnë pranë njëra -tjetrës.
Një burim në Sandringham i tha CNN se “kishte disa momente në 90 minuta shëtitje, ku ishte e vështirë të mbash larg dy grupet familjare, veçanërisht në ngushtica.” Britania e Madhe, aktualisht, po përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit dhe shfaqjen e një varianti potencialisht më ngjitës. Në fundjavë, kryeministri Boris Johnson vendosi masa më të rrepta në Londër dhe në zona të tjera në Anglinë juglindore.