Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj u ndal sot në Maminas dhe Shijak në banesat e Tahir Barretit dhe Gjovalin Markut, që Krishtlindjet do t’i festojnë në shtëpitë e tyre të reja, pas banesat e vjetra u dëmtuan nga tërmeti i vitit të shkuar.
Ministri nuk i kurseu batutat ndërsa i zoti i shtëpisë i tha se “kryeministrit i ka rënë një peshë e rëndë” pas tërmetit dhe pandemisë, të cilit Ahmetaj iu përgjigj duke i thënë se: “Ai e mban peshën e rëndë pasi u rri punëve mbi kokë’.
Pjesë nga bashkëbisedimi- Kryefamiljari: Kryeministrit i ka rënë peshë e rëndë. Ahmetaj: Po e mban peshën e rëndë. Ja ku jemi. Edhe Covidi edhe tërmeti, një mal me halle në kurriz, por i ka mbajtur. Çdo ditë u rri punëve mbi kokë.
Premtoi që shumë nga familjet do të futen në shtëpi para Vitit të Ri dhe ju jeni një nga familjet. Kryetar (kryebashkiaku), të lumshin duart edhe këmbët që ndjek punët përditë!