Fation Kuqari është kthyer në një nga konkurrentët më të komentuar të këtij sezoni të “Përputhen”. Fillimisht Fationi është komentuar shumë për pëlqimin që krijoi ndaj Anës, i cili u zbeh. Më pas Fationi krijoi një pëlqim ndaj Melisës, por edhe kjo e fundit nuk është e sigurt tek ndjenjat e tij pasi pa përballjen mes Fationit dhe Anës.

Ndërkohë Fationi merr vëmendjen edhe jashtë studios së “Përputhen” dhe së fundmi është fotografuar në rrugët e qytetit të Fierit, i shoqëruar nga një vajzë. Në foton e publikuar nga JOQ, konkurrenti është duke shtyrë një karrocë fëmijësh, por nuk dihet se çfarë raporti ka me vajzën në fjalë dhe nëse ajo është e afërmja e tij.