Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat. Ajo është shprehur se për momentin rregullat anti-Covid janë në fuqi pa afat. Deri më sot sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve, në bare dhe restorante mund të mblidhen deri në 10 veta. Të gjitha këto biznese mbyllen pas orës 22:00.
Këto rregulla janë në fuqi dhe për festat e fundvitit, pasi nuk dihet ende nëse do të lindë nevoja për t’i ndryshuar. “Jemi akoma disa javë larg Krishtlindjeve. Dhe situata shikohet që po ndryshon me shpejtësi. Jemi sot në vendimin që nuk do të ketë më shumë se 10 veta në bare e restorante dhe do të jenë të mbyllura pas orës 22.00. Dhe, thamë që kjo është pa afat. Do të shohim sesi do shkojë më vonë dhe ndoshta mund të ndryshojë , shpresojmë të ndryshojë për mirë”, u shpreh Rakacolli.