Në një vit që për më shumë seç çdo gjë u fol për pandeminë, bota humbi mbrojtësit ikonë të të drejtave civile, politikanë të rëndësishëm, atletë dhe artistë të mëdhenj.

Shumë prej tyre zënë një vend të rëndësishëm në vetëdijen kolektive – Ruth Bader Ginsburg, Diego Maradona, Sean Connery, ose Valéry Giscard d’Estaing – por kufizimet e vendosura për të vënë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 shpeshherë penguan të mbanin zi dhe ti kujtonin ata siç e meritonin.

Mbrojtës të drejtave të njeriut dhe çështjeve publike-Sulltan Qaboos bin Said, 79 vjeç. Ai ishte monarku me qeverisjen më të gjatë në Lindjen e Mesme, i cili mori pushtetin në Oman në një grusht shteti në vitin 1970 dhe modernizoi sulltanatin e tij arab ndërsa ekuilibroi me kujdes lidhjet diplomatike midis Iranit dhe SHBA.

Daniel Arap Moi, 95. Një ish-mësues i cili u bë presidenti më i gjatë në historinë e Kenias dhe kryesoi gjatë viteve të trazirave ekonomike të nxitura nga korrupsioni. Ai humbi jetën më 4 Shkurt, në moshën 95 vjeçare.

Hosni Mubarak. Udhëheqësi Egjiptian i cili ishte fytyra autokratike e stabilitetit në Lindjen e Mesme për gati 30 vjet përpara se të detyrohej të largohej nga pushteti pas kryengritjeve të Pranverës Arabe në 25 Shkurt.

Javier Pérez de Cuéllar, 100. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara me dy mandate që ndërmjetësoi një armëpushim historik midis Iranit dhe Irakut në 1988 dhe i cili pas daljes në pension ndihmoi në rivendosjen e demokracisë në Peru .

Pierre Nkurunziza, Presidenti i Burundi, qeverisja e të cilit u shënua nga një dhunë politike 15 vjeçare dhe një tërheqje historike nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Presidenti i Burundi Pierre Nkurunziza vdiq papritur nga një atak kardiak.

William S. Session. Ish gjyqtar federal i emëruar nga Presidenti Ronald Reagan në krye të FBI dhe i pushuar nga puna vite më vonë nga Presidenti Bill Clinton, humbi jetën në 12 qershor.

John Lewis, ikona ve lëvizjes për të drejtat civile, pjesëmarrës aktiv i protestave në Alabama në 1965 dhe me një karrierë të gjatë dhe të festuar në Kongres humbi jetën në 17 korrik.

John Hume. Politikani vizionar që fitoi një Çmim Nobel për Paqen për krijimin e marrëveshjes që i dha fund dhunës në Irlandën e Veriut, u shua në 3 gusht.

Ruth Bader Ginsburg, 87. Një nga gjyqtarët më të dashura në SHBA dhe anëtarë e Gjykatës Supreme humbi jetën në 18 Shtator. Pas më shumë se 27 viteve në përpjekje për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e grave.

Saeb Erekat, negociatori veteran i paqes dhe zëdhënësi i shquar ndërkombëtar për palestinezët për më shumë se tre dekada. Erekat vd iq nga koronavirusi në 10 nëntor.

Princi Khalifa bin Salman Al Khalifa. Princ i Bahreinit, në moshën 8434 vjeçare humbi jetën dhe ishte një nga kryeministrat me jetëgjatë në botë dhe udhëhoqi qeverinë për dekada.

Valery Giscard d’Estaing, humbi jetën në moshën 94 vjeçare . Ai ishte president i Francës nga 1974 deri në 1981 dhe një nga mbështetësit më të fuqishëm i integrimit evropiani. Giscard d’Estaing vdiq nga COVID-19 më 2 Dhjetor.

Tabaré Vázquez, vdiq në moshën 80 vjeçare. Ai ishte presidenti i parë socialist i Uruguajit, duke e ngritur vendin nga varfëria për të fituar dy mandate si udhëheqës. Politikani vdiq nga kanceri në 6 dhjetor.

ARTET & KULTURA-Ivan Passer humbi jetën në moshën 86 vjeçare regjisori famshëm çek i cili u arratis nga vendi gjatë regjimit komunist dhe u bë tejet i famshëm në SHBA.

Mary Higgins Clark vd iq në moshën 92 vjeçare. Ajo ishte e njohur “Mbretëresha e Suspancës ” e palodhur dhe me mbretërim të gjatë, historitë e së cilës për gratë që tejkalonin vështirësitë e bënë atë një nga shkrimtarët më të njohur në botë.

Andy Gill. Kitaristi i bandës britanike Gang Of Four, me tingullin gërvishtës, që e bëri atë të paharrueshëm e humbi jetën këtë vit.

George Steiner, në moshën 90 vjeçare. Ai u bë një nga intelektualët kryesorë botërorë përmes ligjërimit të tij, perspektivës shumëgjuhëshe dhe mësimeve provokuese që nxori nga rrënjët e tij Hebreje dhe shpëtimit nga Holokausti.

Kirk Douglas. Aktori i famshëm, muskuloz me mjekrën e zymtë, i cili luajti në “Spartacus”, “Lust for Life” dhe dhjetëra filma të tjerë.

Mirella Freni. Një soprano italiane e njohur për elegancën dhe zërin e mrekullueshëm, e cila magjepsi audiencat për një gjysmë shekulli. Ajo vd iq këtë vit në moshën 84 vjeçare.

Ernesto Cardenal. Poeti i njohur dhe kleriku Katolik Romak i cili u bë një simbol i revolucionit në Nikaragua dhe në të gjithë Amerikën Latine. Ai u pezullua nga priftërimi nga Shënjtëria e tij Papa Gjon Pali II mbi tre dekada.

Manu Dibango. Ai bashkoi ritmet afrikane me funk për t’u bërë një nga muzikantët më të rëndësishëm në vallëzimin botëror. Muzikanti vd iq nga koronavirusi në 24 Mars.

Honor Blackman. Aktorja britanike e cila bashkëpunoi me James Bond në “Goldfinger” dhe që luajti si Cathy Gale në “The Avengers”.

Brian Dennehy. Aktori 81 vjeçar të cilin e kemi parë në si një macho të fuqishëm dhe më vonë në ai mbajti shfaqje të shumta nga William Shakespeare, Anton Chekhov, Eugene O’Neill dhe Arthur Miller.

Irrfan Khan, aktori veteran i Bollywoodid dhe me një karrierë të pasur edhe në Hollywood, humbi jetën në 29 Prill.

Shady Habash, 22. Një kineast egjiptian i ndaluar pa gjyq për më shumë se dy vjet për nëj video muzikore në të cilin tallej me Presidentin Abdel Fattah el-Sissi vdiq më 2 maj në burg.

Christo. Ai ishte i njohur për projekte masive, të efektshme të arteve publike që shpesh përfshinin mbështjelljen e strukturave të mëdha në pëlhura. 31 maj.

Ian Holm. Një aktor i mirënjohur britanik, vd iq në moshën 88 vjeçare i njohur për rolet e tij në “Karrocat e zjarrit” dhe “Zoti i unazave”.

Ennio Morricone, kompozitori Italian fitues i Oskarit, u shua në moshën 91 vjeçare. Ai krijoi temën e ulërimave tek “The Good, the Bad and the Ugly” dhe kolonat zanore për filma të tillë klasikë të si “The Untouchables” dhe “Once upon a time America. ”

Franca Valeri, aktorja elegante italiane humbi jetën në moshën 100 vjeçare. Ajo ishte e njohur për rolet komike femërore në vitet e pasluftës në Itali dhe ndihmoi kombin të qeshte me materialet e saj.

Chadwick Boseman, aktori vd iq në moshën 43 vjeçare dhe luajti ikonat e amerikanëve me ngjyrë si Jackie Robinson dhe James Brown me intensitet të ashpër përpara se të frymëzonte audiencat në mbarë botën si Black Panther. Boseman vdiq nga kanceri më 28 gusht.

Diana Rigg. Një aktore britanike karriera e së cilës shtrihej nga seriali ikonik spiun i viteve 1960 “The Avengers” deri tek “Game of Thrones” vd iq më 10 shtator në moshën 82 vjeçare.

Toots Hibbert. Një nga themeluesit e reggae e njohur për këngët e tij “Pressure Drop”, “Monkey Man” dhe “Funky Kingston” me grupin “Toots dhe Maytals “. U nda nga jeta më 11 Shtator.

Terence Conran, Projektuesi, dhe restorator britanik i cili ndërtoi një perandori mobiliesh nëpër botë, themeloi Muzeun e Dizajnit në Londër dhe modernizoi jetën e përditshme të britanikëve, u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare në 12 shtator.

Juliette Greco. Një këngëtare, aktore, ikonë kulturore dhe muzë franceze për filozofët ekzistencialistë të periudhës së pasluftës në vend, vd iq në moshën 93 vjeçare në 23 shtator.

Mohammad Reza Shajarian. Zëri i tij i veçantë për muzikë tradicionale persiane në radion shtetërore për vite me radhë përpara se të mbështeste protestuesit pas zgjedhjeve të kontestuara të Iranit në 2009.

Spencer Davis. Kitarist dhe drejtues bandash britanike, grupi i njohur i të cilit kishte hite të mëdha të viteve 1960 përfshirë “Gimme Some Lovin” dhe “I’m a Man”.

Sean Connery. Aktori karizmatik Skocez i cili u bë super i famshëm në rolin e tij si agjenti sekret James Bond dhe më pas braktisi rolin për të gdhendur një karrierë me shumë çmime Oskar në role të tjera. Ai vd iq në 31 tetor në moshën 90 vjeçare.

John le Carre. Spiun i kthyer në romancier, i njohur për tregimet elegante dhe të ndërlikuara të të cilit tregonin trillerin e spiunazhit të Luftës së Ftohtë dhe sollën zhvillime në një zhanër që kritikët e kishin injoruar.

Jeremy Bulloch. Aktori anglez që së pari veshi një përkrenare, pelerinë dhe avion për të luajtur Boba Fett në trilogjinë origjinale “Star wars”. Vd iq në 17 Dhjetor në moshën 75 vjeçare.

SPORTE-Kobe Bryant. 18-herë NBA All-Star i cili fitoi pesë kampionate dhe u bë një nga basketbollistët më të mëdhenj të brezit të tij gjatë një karriere 20-vjeçare tërësisht me Los Angeles Lakers vd iq më 26 Janar në moshën 48 vjeçare pas rrëzimit të një helikopteri. Për Kobe Bryant mbajti zi e gjithë bota nga Italia në Kinë.

Stirling Moss. Një anglez i guximshëm, që e donte jashtë mase shpejtësinë u shua në moshën 90 vjeçare, konsiderohet si shoferi më i madh i Formula 1 që nuk ka fituar kurrë kampionatin botëror.

Diego Maradona, Futbollisti i madh argjentinas që shënoi golin e quajtur ndryshe si”Dora e Zotit” në 1986 dhe që e drejtoi vendin e tij në titullin e Kupës Botërore atë vit është shuar më 25 nëntor në moshën 60 vjeçare. Maradona kishte pasur probleme të shumta me përdorimin e kokainës dhe mbipeshën