Një samit vendimtar për planin e rimëkëmbjes postCOVID-19 dhe buxhetin europian u hap sot, me një program të ngarkuar, nga koordinimi përballë pandemisë, ambiciet klimatike dhe deri tek sanksionet e mundshme kundër Turqisë.

Drejtuesit e 27 vendeve të BE-së mbajtën një minutë heshtje në kujtim të presidentit francez, Valery Giscard d’Estaing, i cili vdiq më 2 dhjetor, një artizan i ndërtimit europian.