Pas derbit të fituar ndaj Torinos, Andrea Pirlo, trajneri i Juventusit, foli për mediat. “Derbi si trajner është më i vështirë por më i bukur sepse në fushë e përjeton në një tjetër mënyrë, ndërsa si trajner është komplet ndryshe. Por rezultati përfundimtar nuk ndryshon, kështu që ndjesia finale është shumë e bukur”
“Kur futesh në fushë dhe humb të gjitha duelet në një derbi bëhet e vështirë të mbash frenat e lojës. Në pjesën e parë nuk arritëm të ishim agresivë, ta lëviznim topin me shpejtësi. Në të dytën ndryshuam marsh. Duhet ta kujtojmë se në ADN-në tonë është edhe vendosja e zemrës dhe intensitetit dhe këtë e bëmë në pjesën e dytë.”
“Pritet më shumë nga Kulusevski dhe Dybala? Pres më shumë nga të gjithë, por ndodh që ndonjëherë të kesh lojtarë që nuk mund të japin 100%. E rëndësishme është sjellja, kush është futur ka bërë mirë, me shumë dinamizëm dhe në fund rezultati erdhi edhe falë kësaj.”