Këngëtari dhe kantautori i famshëm Flori Mumajesi ishte “zhdukur” për disa muaj nga rrjetet sociale. Por tashmë ai është rikthyer, madje edhe me një surprizë për fansat e tij.

Këngëtari publikoi këngën e re, të titulluar “Dhemb“, një baladë që i dedikohet humbjes së njeriut të dashur. Teksa ndau me ndjekësit në Instagram një pjesëz nga videoklipi, ai u kërkoi falje atyre që nuk krijoi një këngë festive, pasi “po jetojmë në kohë të vështira”. “Jetojmë në kohë të vështira, më falni që shpirti s’më krijoi një këngë festive! Thjesht nuk munda dot!”- shkroi këngëtari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)