Diego Forlan i ka kryqëzuar rrugët e karrierës si futbollist me Cristiano Ronaldon, gjë që edhe e njeh shumë mirë portugezin. Duke analizuar pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, ish-bomberi uruguaian ka nënvizuar ndikimin e jashtëzakonshëm të CR7 kudo që ka luajtur, në tri kampionatet më të forta; Premier League, La Liga dhe Serie A.
Ai e cilëson 35-vjeçarin si një futbollist shumë të veçante. “I mjaftoi Cristiano Ronaldos që të largohet nga La Liga për ta fituar edhe diku tjetër Ligën e Kampionëve. Ai guxon dhe e sfidon vetveten, por dhe rivalët, gjithmonë. Messi, Benzema, Griezmann dhe shumë të tjerë kanë qëndruar atje. Njerëzit duhet të përballen me faktet, Cristiano ka një ndikim të madh tek shokët e skuadrës, kundërshtarët e tij dhe gjithë ligën. Serie A nuk është ndjekur kurrë aq shumë sa tani. Ai është lojtari më i mirë në botë. Rrallë herë kemi parë një lojtar si ai, ose nuk e kemi parë kurrë”, deklaroi Forlan.