Enca është artistja ndër të cilat iu bashkua sfidës së re në Instagram. Këngëtares iu kërkuan fotografi nga më të ndryshmet, teksa ajo plotësoi dëshirat e ndjekësve.

Njëri nga fansat i kërkoi Encës të postonte një foto së bashku me Dafina Zeqirim.
Në imazhin e publikuar shihen dy këngëtaret e buzëqeshura duke pozuar për kamerën vite më parë.

“Foto antike Dafina Zeqiri, dashuri”, shkroi Enca.