Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca na shoqëron çdo të shtunë me programin “Shiko kush luan”, në Top Channel. Mbrëmjen e sotme ajo do të shfaqet si kurrë më parë.
Luana ka hequr dorë nga flokët bjonde dhe ka ndryshuar tërësisht look. Ajo i ka lyer flokët në ngjyrë gështenjë dhe duket si tjetër njeri. “Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Luanës?”, ka shkruar moderatorja krahas disa fotove të publikuara në Instagram.