Noizy dhe Stresi kanë lënë pas inatet e vjetra për të ndihmuar bashkërisht familjen e Klodianit, i cili humbi jetën pak ditë më parë. Vetëm pak minuta pas apelit të Noizit drejtuar të gjithë artistëve për të lënë mënjanë partitë që përdorin protestat dhe për t’u bërë bashkë për të dhënë ndihmë konkrete, edhe Arkimed Lushaj ( Stresi) ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj nisme duke u distancuar nga protestat e organizuara nga opozita.