Nuk përbën në lajm që kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka refuzuar publikisht që të vendosë maskën, duke e quajtur atë të panevojshme.

Madje, ka pasur edhe komente të tipit që gjithçka bëhet vetëm për t’iu kundëvënë Ramës, si një nga mënyrat e të bërit opozitë, por në fakt deri tani të gjithë gëzojnë shëndet të mirë.

Kështu që siç e shikoni edhe në foto, Kryemadhi dhe të tjerë anëtarë të Partisë që ajo drejton, nuk kanë vendosur maska.