Ministri në detyrë për Europë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në mbledhjen Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministri Cakaj i cili shprehet se, “sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes virtuale të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s”.

“Biseduam hollësisht për sigurinë transatlantike, sfidat e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën, situatën në Afganistan, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe atyre pranë Detit të Zi. Takimi ynë do të vazhdojë edhe nesër”, tha ai.