1- Shoqëria me Bricjapin zgjat përgjithmonë-Mos u mërzisni nëse nuk keni gjetur akoma dashurinë e ëndrrave pasi në krahun tuaj do të keni gjithmonë miken e ëndrrave. Shoqëria me një Bricjap është një ndër dhuratat më të vyera që mund t’ju falë jeta kështu që mbajeni sa më fort.

2- Është një organizuese e lindur-Nëse do të na duhej të zgjidhnim një tipar karakteristik të Bricjapit, nuk mud të lëmë pa përmendur sensin e saj të organizimit. Duket sikur kanë lindur me axhendë në dorë dhe për këtë duhet t’u jenë mirënjohëse natyrë së tyre detajiste që nuk i lë kurrë në baltë.

3- Mos ‘’guxoni’’ të pllaquriteni në publik-Hmm, ndoshta duhet ta mendoni edhe një herë idenë e puthjeve dhe përqafimeve në publik pasi me Bricjapin nuk i dihet kurrë. Siç e dini, nuk i ka shumë qejf shprehitë e afeksionit në publik, prandaj nuk është aspak çudi që t’ju lërë si pemë nëse e teproni me pllaquritjet.

4- Është një maniake e rregullit dhe perfeksionit-Nëse menduat se Virgjëresha është shenja më perfeksioniste e zodiakut, atëherë nuk keni njohur akoma një Bricjap. Ajo sistemon bibliotekën sipas rendit alfabetik, seleksionon veshjet sipas ngjyrave