Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier tha sot se përhapja e koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit, pas dështimit të bllokimit të plotë të vendosur nga qeveria nëntorin e kaluar. “Numri i infektimeve të reja dhe i v de k j eve nga COVID-19 ka thyer rekorde në ditët e fundit, për shkak të dështimit të kontrollit total të vendosur nga qeveria nëntorin e kaluar”, tha ai, raporton ATSh. “Shpresoj se mund të parandalojmë një mbyllje të plotë ekonomike në valën e dytë të pandemisë”, shtoi ministri.

Kjo deklaratë nga ministri gjerman në radion publike “Deutschlandfunk” pasoi masat e reja të ndërmarra të dielën nga kancelarja Angela Merkel në përpjekje për të ndaluar valën e dytë të COVID-19. Mbyllja e re do të jetë më e rreptë dhe do të zbatohet deri më 10 janar, me dyqanet jothelbësore të mbyllura që nga e mërkura, në mënyrë që të ndalohet rritja eksponenciale e infektimeve të reja.