Numri i infektimeve dhe vik timave nga COVID-19 në Gjermani nënkupton se përpjekjet e bëra deri tani nuk mjaftojnë, deklaroi presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

“Ne duhet të reagojmë në mënyrë më koherente”, theksoi presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në një komunikatë për kufizimin total të vendosur në konferencën mes drejtuesve të qeverisë dhe landeve.

Steinmeier nënvizoi se ekziston rreziku që situata e përhapjes së virusit të dalë jashtë kontrollit dhe nuk duhet të lejojmë që sistemi shëndetësor të kalojë në kolaps.