Bllokimi i Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria ka bërë që ministrat e BE-së të mos mund të diskutojnë nesër në lidhje me kuadrin negociues për Shqipërinë dhe RMV-në. Gazetarja Erisa Zykaj raporton për abcnews.al duke iu referuar burimeve presidenca gjermane se ka një zhgënjim në radhët e ministrave të çështjeve europiane të vendeve që mbështesin integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Jemi të zhgënjyer që nuk arritëm marrëveshje për kuadrin negociues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqiperinë. Ne bëmë gjithçka që kishim në dorë për të gjetur kompromise lidhur me kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut. Jemi të zhgënjyer që Bullgaria bllokon. Kjo e bën të pamundur aprovimin e kuadrit negociues dhe konkluzionet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ka patur disa shtete anëtare që kërkuan që të paktën të aprovohej së paku kuadri negociues me Shqiperinë. Edhe kjo nuk është e mundur. Gje që bën që diskutimi për të dyja vendet të kalojë si një pikë AOB. Çdo çështje tjetër, gjatë të takimit të ministrave të çështjeve europiane neser“, shprehen burimet.