Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj deklaroi sot se do rindërtojmë shkollës “Dacaj” në Rozhajë në Malin e Zi.

Cakaj shprehet se duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme të shkollës ‘Dacaj’ në Rozhajë – e vetmja shkollë shqipe në atë vend – kemi vendosur të marrim përsipër një pjesë të rindërtimit të saj pas dëmeve madhore të shkaktuara nga zjarri në muajin maj.

“Kjo është shkolla fillore më e vjetër në Mal të Zi dhe shkolla e vetme fillore në Rozhajë. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur ta ruajmë e ta mbajmë të hapur këtë qendër domethënëse të arsimit shqip në Mal të Zi. Për këtë nuk do të kujdesemi vetëm duke rindërtuar godinën, por edhe duke siguruar materialet e nevojshme arsimore për të gjithë nxënësit shqiptarë atje”, tha ai.

Po ashtu, Cakaj shtoi se “përderisa një pjesë të shpenzimeve për rindërtimin e kësaj shkolle i ka dhënë Republika e Kosovës, pjesën e mbetur për rindërtim, rregullim e mbështetje të nxënësve do ta mbulojë plotësisht Republika e Shqipërisë”.