Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hedhur poshtë një përpjekje të Trump për të hedhur poshtë rezultatet e zgjedhjeve në katër shtete të “fushës së betejës”. Procesi gjyqësor i ngritur këtë javë nga shteti i Teksasit, kërkoi të shfuqizonte rezultatet në Georgia, Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin. Presidenti i zgjedhur Joe Biden fitoi në të katërta shtetet. Procedimi gjyqësor u mbështet nga 18 prokurorë të përgjithshëm të shtetit, si dhe 106 anëtarë republikanë të Kongresit.
Por, në një urdhër të shkurtër që refuzonte vendimin, Gjykata e Lartë vendosi të Premten se Teksasi nuk kishte pozitë ligjore për ta rishqyrtuar çështjen. Vendimi përfaqëson një pengesë për Trump, i cili më parë ka sugjeruar, pa prova, se rezultati i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit do të zgjidhet në Gjykatën e Lartë. Gjykata hodhi poshtë një sfidë të veçantë ligjore kundër fitores së Biden në Pensilvani, duke e hedhur poshtë atë, me një vendim të vetëm. Kolegji elektoral pritet të takohet të hënën për të zgjedhur zyrtarisht Z. Biden si presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.