Ministria Greke e Emigracionit dhe Azilit ka zgjatur vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve të aplikimit edhe për shtetasit Shqiptarë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë marrë vendimin se dokumentat e lëshuara nga shteti helen, të cila kanë skaduar gjatë periudhës 1 Janar 2020 – 31 Korrik 2020, do i’u zgjatet vlefshmëria deri në datën 31 Mars 2021.

Ndërsa për dokumentet që janë lëshuar nga periudha 1 Gusht 2020 dhe me datë skadence 31 Mars 2021, u zgjatet automatikisht vlefshmëria me 8 muaj nga data e tyre fillestare e skadimit. Hyrja në fuqi e lejeve të qëndrimit do të fillojë në ditën pasardhëse nga data e skadimit të lejes së qëndrimit të listuar. Kjo nuk vlen për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e aplikimit që janë rinovuar tashmë për një datë të mëvonshme.