“Unë do t’i shpërndaja grumbullimet e të rinjve në sheshet publike me hidrantë uji nga ato që përdorin zjarrfikësit. Nëse do të shihja disa djem që janë bashkë pa maska, ​​do t’i bëja qull me hidrantë uji, kështu që dëshira per t’u mbledhur bashkë t’ju kalojë … ». Kështu u shpreh gazetari i njohur italian që Bruno Vespa në kanalin La7, pas imazheve të grumbullimeve të të rinjve në qytetet italiane, gjatë së dielës së kaluar.

“Unë jam per hapjen, por jam gjithashtu shumë i rreptë me rregullat: duhen kontrolle”, përfundoi gazetari i njohur.