Eden Hazard u rikthye në aksion në barazimin e Real Madridit kundër Elches, pas një mungese të madhe njëmujore. Ai luajti në çerekun e fundit të ndeshjes por nuk qe në gjendje t’i ndihmojë Real Madridit ta mbyllë vitin 2020 me fitore. Por kjo ishte ndeshja e parë e sulmuesit belg që prej lëndimit kundër Alavesit më 28 nëntor, edhe pse ka stërvitur me skuadrën që një javë.

Hazard e ka ndjekur një plan të veçantë riaftësimi, me qëllim që rikthimi i tij në fushë këtë herë të mos ketë pasoja negative. Prandaj, trajneri Zinedine Zidane priti gjatë për ta futur atë në fushë. Hazard e pati një mundësi t’u ndihmojë bashkëlojtarët ta shënojnë golin e fitores, kur u fut në lojë. Megjithatë, ai dhe bashkëlojtarët e tij dështuan dhe u ndalën me barazim 1:1 nga Elche.