Marrëveshja tregtare post-Brexit është firmosur mëngjesin e së mërkurës nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Për të quajturën zyrtarisht Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit BE-MB , u deshën muaj me radhë që të gjendej një konsensus mes palëve.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e KE nënshkruajnë në emër të Bashkimit Evropian. Më pas, marrëveshja do të “niset” për në Londër me avionin e Forcave Ajrore Mbretërore, ku do të firmoset nga kryeministri Boris Johnson në emër të Britanisë së Madhe.
Udhëheqësit evropianë e mirëpritën marrëveshjen, duke e përshkruar atë ose si një moment me “rëndësi historike”, një “moment historik i rëndësishëm”, ose “një hap i madh përpara”. Pavarësisht nga marrëveshja, ndryshimet në marrëdhënien aktuale do të hyjnë në fuqi më 1 janar.