Ekzistojnë pemë të çdo lloji, me dimensione dhe materiale të ndryshme, mund të zbukurohen ashtu siç dëshironi, duke i dhënë liri të plotë fantazisë, globe me ngjyra, kambana, engjëj, babagjysh, shirita, fjongo, drita, lule dhe lista është shumë e gjatë, pasi çdo gjë që dëshironi mund të bëhet zbukurim për pemën tuaj. Origjina e pemës së Vitit të Ri vjen nga Egjipti i vjetër. Në fakt për egjiptianët kishte një vlerë për të dekoruar piramidat e vogla prej druri, për më tepër ato e konsideronin bredhin simbol të lindjes, sepse sipas traditave të tyre, në rrënjët e tij kishte lindur Perëndia Biblos.
Në Greqinë antike, bredhi ishte pema e shenjtë e perëndeshës Artemide, ndërsa në Azinë veriore bredhi konsiderohej si një pemë kozmike, e mbjellë në qendër të universit dhe simbol i evolucionit. Në Europë popujt e lashtë festonin solsticin dimëror duke mbjellë përpara shtëpive të tyre bredha.
Martin Luther futi bredhin e zbukuruar me qirinj të ndezur të cilët simbolizonin dritën e Krishtit ndaj njerëzimit. Deri në shekullin XIX pema e Vitit të Ri mbeti një traditë tipike e jugut të Europës dhe në veçanti në qytetin në jug të lumit Reno. Për katolikët, në fakt pema e Vitit të Ri ishte një traditë pagane dhe protestuese. Në veriun e Europës u përhap kjo traditë duke filluar nga kongresi i Vienës kur një princeshë austriake dëshironte të adaptonte në pallatin e saj bredhin dhe dekoracionet.
Ka disa legjenda të cilat flasin për bredhin e Krishtlindjeve
Në mesjetë një murg anglez, San Bonifiacio organizoi meshat kristiane në Francë dhe Gjermani. Gjatë udhëtimeve të tij në Gjermani pa disa pagan nën një pemë të cilët po sakrifikonin një fëmijë, për hir të perëndisë Thor (perëndi e Vikingëve), i shenjti për të ndalur këtë sakrificë i dha një grushtë të fortë pemës e cila u rrëzua në tokë dhe në vend të saj mbolli një bredh. Murgu shpjegoi për grupin pagan se bredhi ishte simbol i jetës së Krishtit.
Një legjendë tjetër tregon për një druvarë të varfër i cili në një mbrëmje para Krishtlindjeve takoi një fëmijë të uritur. Druvari i varfër i dha fëmijës atë pak bukë që i kishte mbetur dhe e strehoi gjatë natës. Në mëngjesin e Krishtlindjeve, kur druvari u zgjua, fëmija që në të vërtet ishte Krishti, nuk ishte më aty, por përpara derës gjendej një bredh i madh dhe i ndriçuar.