Ish-Miss Universe Trejsi Sejdini është përplasur dhe ka debatuar ashpër me fotografin Aleks Bilani. Të ftuar në “Bardhezi”, teksa diskutohej për ndjekësit në rrjetet sociale, Bilani tha se VIP-a janë vetëm Presidenti i Republikës dhe Kryeministri, të tjerët quhen persona publikë, që ka tjetër kuptim.
Ai shtoi se shumë prej këtyre vajzave që ashtuquhen VIP-a, i blejnë ndjekësit, duke treguar në telefon edhe një aplikacion që kryen këtë funksion.
“Shiko VIP do të thotë Very Important Person, dhe është Presidenti i Republikës e kryeministri, të tjerët njihen si personazhë publikë. Dhe ky term, është tjetër gjë, jo VIP. Pastaj ja ku është, ky është programi ku blihen ndjekësit,”– tha Bilani.
“Unë nuk e di njëherë…sa ke ti folloersa, unë kam komente,”- tha Trejsi.
“Po unë të thashë, amator jam…me 6 muaj punë i shkreti,”- vijoi Bilani.
“E pra po merre telefonin tim ti, dhe po gjete një program këtu…nuk e di ç’të them,”– tha Sejdini.