Puntata e mbrëmshme e emisionit “Përputhen” pati debate të shumta mes dy vajzave, Melisës dhe Sindit. Kjo e fundit pati takim me Mevlanin dhe pasi u shfaq pjesa e dytë, Melisa e pyet djalin simoatik lidhur me rëndësinë që i vendos ai lidhjeve dhe faktin që zgjodhi të takojë një vajzë të virgjër. Kaq u desh nga Melisa, që Sindi të reagonte në mënyrë të ‘egër’.

Të gjithë pyetjen e Melisës, kundrejt Mevlanit, Sindi e mori si një ofendim për faktin që ajo kurrë nuk ka pasur kontakte me meshkujt, ndërsa në debat e sipër Sindi ja ktheu në të njëjtën monedhë Melisës duke i thënë që del për se*s, me atë që i ofron një kafe. Kjo replikë u prit jashtëzakonisht keq nga Melisa, e cila u largua nga studio-ja dhe bashkë me të në krah i dolën edhe vajzat e djemtë e tjerë veç Mevlanit dhe Arjonit.

Pas kaosit që u krijua dje në studio, ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i Sindit. Përmes një postimi në “Instastory”, Sindi shkruan se shija e ilaçeve të tyre do t’i çmendë njerëzit. Sindi: Jepuni njerëzve një shije të ilaçeve të tyre dhe do të shihni se si do t’i çmendë ata!