Zlatan Ibrahimovic ka shënuar shumë gola të shkëlqyeshëm për skuadrat si AC Milan, Paris Saint-Germain, Inter, Juventus, Los Angeles Galaxy dhe Barcelona, por kur bëhet fjalë për zgjedhjen e golit favorit, ai ka vendosur të zgjedhë atë me kombëtaren e Suedisë. Karrierën e kishte filluar gjatë vitit 1999 te skuadra suedeze Malmo, duke arritur të shënojë 16 gola gjatë dy sezoneve, ai ka zhvilluar edhe 116 ndeshje për Suedinë dhe pothuajse ka 500 gola në total. Ibrahimovic zgjodhi golin favorit të cilin e kishte shënuar në ndeshjen kundër Anglisë të shënuar në vitin 2012.

“Goli im kundër Anglisë në 2012, ky është vizioni im për një goditje gërshërë”, tha Ibrahimovic. Dhe pastaj ka biçikleta që kam vjedhur kur isha i ri, jo një, por shumë. Për të shkuar në stërvitje duhet të kaloja shtatë kilometra. Nuk kisha para për të blerë një dhe nëse do të hasja një biçikletë në rrugë, unë e huazoja dhe pastaj ia ktheja. Ibrahimovic është duke kaluar një sezon të shkëlqyeshëm duke arritur të shënoj 10 gola në gjashtë ndeshje në Seria A, por deri tani ai ka munguar gjashtë ndeshje radhazi për shkak të lëndimit, ndërsa në fillim të sezonit ai kishte munguar edhe për shkak të koronavirusit.