Disa media në Itali kanë shkruar sot se Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në stërvitje të plota këtë mëngjes derisa Simon Kjaer ende është duke u stërvitur i ndarë Suedezi ishte lënduar në ndeshjen që Milani e fitoi kundër Napolit me rezultat 3-1 në nëntor por mund të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Sassuolos të dielën pasi që ai është kthyer në stërvitje të plota këtë mëngjes, sipas MilanNews dhe Calciomercato.com.
Vendimi i fundit nëse Ibrahimovic do të jetë gati kundër Sassuolos a po jo do të merret nesër në mëngjes. Simon Kjaer duket se nuk do të jetë gati sepse ai ka vazhduar edhe sot stërvitjet ndarazi nga skuadra.Danezi ka një lëndim muskulor që e mori në ndeshjen kundër Celticut në Europa Ligë në dhjetor duke e lënë pa shumë opsione në mbrojtje, Stefano Piolin.
Matteo Gabbia po ashtu ka pësuar një lëndim, kurse Alessio Romagnoli, Pierre Kalulu dhe Mateo Musacchio janë të vetmit mbrojtës qendrorë të gatshëm për momentin. Kuqezinjtë deri me tani kanë katër ndeshje pa pësuar gol në 12 ndeshje të Serie A dhe sipas disa mediave në Itali ata janë duke bërë përpjekje për të nënshkruar me një mbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit.