Antonela Viola, një imunologe italiane, ka paralajmëruar për një valë të tretë të koronavirusit në të gjithë botën. Edhe pse po trumbetohet vaksinimi i njerëzve, ajo thotë se efektet e vaksinës do të duken gjatë muajve të verës.
Rreziku i një vale të tretë ekziston. Dhe nëse e lëmë veten të shkojë në sjelljen tonë, vala e tretë do të vijë”, ka thënë imunologia e Universitetit të Padovës. Efektet e vaksinës do të jenë të dukshme vetëm duke filluar nga vera. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se jemi akoma në mes të valës së dytë dhe se nuk duhet të neglizhojmë asgjë, shtoi ajo.