Imzot George Frendo ka fituar betejën me Covid-19 dhe pas 33 ditëve që ka kaluar në spital në Itali, nesër pritet të mbërrijë në Shqipëri.
Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës e cila na ka mbajtur vazhdimisht të informuar për shëndetin e Frendos, ka publikuar një mesazh falenderimi nga ai.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur”, ishte mesazhi i parë i Frendos, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku u kurua. Të shtunën ai u shpall totalisht i shëruar nga koronavirusi.
George Frendo pritet të celebrojë Meshën e Krishtlindjeve më 24 dhjetor, që do mbahet në orën 20.00.