Gazetarja Fiori Dardha është infektuar me koronavirus. Lajmin e bën të ditur vetë gazetarja përmes një postimi në Instagram, ku thekson se nuk do të jetë për disa kohë në ekran. Në mesazhin e saj, Fiori bën thirrje që të tregohet sa më shumë kujdes në këtë kohë, ndërsa shton se është infektuar, ndonëse e ka mbajtur maskën gjatë gjithë kohës.

Mesazhi i plotë: Ndonese kam treguar nje kujdes te jashtezakonshem dhe prej muajit mars, (thuajse) kam jetuar me maske ?, covidit nuk i shpetova dot! ? Duke qene se jam autore dhe prezantuese e nje emisioni te perditshem, do te vazhdoj te punoj nga shtepia per te pergatitur jo vetem “BOOM”, por per te finalizuar sa me shpejt edhe projektin tim #GOCAT ✔️ Falenderoj Erion Korinin qe pranoi te me zevendesonte gjate diteve qe do te me duhet te qendroj e izoluar. Rozana Radi dhe Erion Korini jane miq shume te mire dhe do te dine ta percojne kimine qe kane me njeri-tjetrin edhe tek publiku.

Kam fatin te punoj me nje staf te mrekullueshem dhe jam e bindur qe mbeshtetja e kolegeve dhe e drejtuesve te TV ORA nuk do te me mungoje edhe keto dite! ? Rozi & Erion, ju vaftë mbarë! ?? Kujdesuni per veten! ? Sherim te shpejte per te gjitha ata (qe si une), po perballen me Covid – 19!
Me kujdesin e perkushtim e mjekeve dhe ndihmen e Zotit, do ia dalim! ?
Forca! ??