Ishte që nga sezoni 2009/10, ai i Triplete-s, që Inter-i nuk shënonte 26 gola në 10 javët e para të kampionatit.

Nëse mbrojtja ka akoma disa probleme, përpara, pavarësisht rasteve të shumta të humbura, shifrat janë në anën e sulmit të Conte-s, që është më i miri në Serie A për momentin. Por jo vetëm: në pesë kampionatet kryesore të Europës vetëm Bayern (34) në Gjermani dhe PSG ( 33) në Francë kanë bërë më mirë.