Dy pikë në katër ndeshje: ky është rezultati i dobët i Interit në Champions, i kushtëzuar nga nokauti i dyfishtë kundër Real Madridit, si në Valdebebas, ashtu edhe në Milano. Tani rruga europiane e zikaltërve varet jo vetëm nga ata, por edhe nga rezultatet e kundërshtarëve, me shpresën se do të jenë të dobishëm për kualifikim, të paktën përmes vendit të dytë, të dhuruar nga Zoti në dritën e një situate të dëshpëruar. Interi nuk mund të bëjë më llogaritje dhe rezultati i vetëm në dispozicion të tij, kundër Borussia Mönchengladbach, është fitorja. Një barazim ose një humbje do të thoshte eleminim aritmetik që tani, me polemikat gati për ta kryqëzuar Conte dhe të tijtë.
Ka pak dyshime formacioni tek Interi. Trajneri Conte, në konferencën për shtyp pati rastin të komentonte momentin e vështirë të Hakimi. Marokeni u la në pankinë të shtunën pasdite dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë sonte. Darmian do të veprojë kështu në anën e djathtë, si autor i një paraqitjeje të mirë në ndeshjen e fundit të Serie A. Në korsinë e kundërt, Young është përpara Perisic, ndërsa Brozovic i rikuperuar do të zërë vendin e tij në mes të fushës, duke zëvendësuar Vidalin e pezulluar. Nuk ka dyshime në sulm, ku do të startojë dueti “LuLa”. Edhe kapiteni Handanovic nuk preket.
Gjermanët janë pa Elvedi, Hofmann dhe Bensebaini Këta dy të fundit shënuan në ndeshjen e “San Siro”. Ata do t’i besojnë Plea si një “terminal” sulmues referimi, i mbështetur nga Lazaro (kartoni i të cilit ende është në pronësi të Interit), Stindl dhe Thuram.
Ja formacionet e mundshme:
BORUSSIA MÖNCHENGLADBACH (4-2-3-1): Sommer; Lainer, Ginter, Jantschke, Wendt; Neuhaus, Kramer; Lazaro, Stindl, Thuram; Plea.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lukaku, Lautaro.