Interi është i gatshëm ta ofrojë yllin e skuadrës së vet, Christian Eriksen, në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Arsenalin për mesfushorin shqiptar Granit Xhaka, sipas mediave italiane. Mesfushori danez Eriksen nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte dhe pritet të largohet në janar, transmeton Gazeta Express.
Xhaka – kapiteni i Kombëtares së Zvicrës – shihet si zëvendësues i tij, sipas Tuttosport. As Xhaka nuk është duke kaluar çaste të mira në Arsenal, ku është cak i kritikave të mëdha për formën e tmerrshme të topçinjve në Premierligë.
Prandaj, kalimi i tij në Inter dhe i Eriksenit në Arsenal mund të ndodhë në janar nëse palët gjejë ujdi shkëmbimi. Por Interi është i interesuar edhe për Leonardo Paredes dhe mund të ndodhë që t’ia ofrojë PSG-së danezin për shërbimet e tij.