“Vaksina anti-Covid tashmë është ‘ari’ i lëngshëm i vitit 2021 dhe mafia e organizatat e tjera kri min ale janë tashmë të përgatitura ta vje dhin atë”. Ky është alarmi i ngritur nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit. Juergen Stock, “Ne do të shohim su lme mbi dërgesat e dozave dhe vje dhje në depot me stoqe, kor rupsioni do të jetë i shfrenuar në shumë vende për ta marrë më shpejt këtë pasuri të çmuar,” tha ai.

Pak ditë pasi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit Sars-CoV-2, një variant i ri i tij, edhe më përhapës, ka shkaktuar alarm. Mbretëria e Bashkuar, ku edhe është zbuluar varianti i ri, ka vendosur masa të ashpra izolimi dhe ka lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, ndërsa shumë vende të tjera i kanë ndaluar fluturimet prej atje.

Ndërkohë që ekspertët e Bashkimit Evropian besojnë se vaksinat ekzistuese kundër Covid janë gjithashtu efektive për variantin e virusit të identifikuar në Britaninë e Madhe.