Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar lidhur me përçarjen që ka ndodhur në PD dhe ak uzat e doktor Halim Kosovës kundrejt Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe njerit prej kryetarëve të komisionin, Bujar Nishanit. Sipas Kullurit, tani që u shpall edhe Halim Kosova Ar mik, mund të thuhet se “grupet armiqësore” në PD janë kompletuar dhe me një doktor. “Pra sobotimet janë shtrirë pothuaj në çdo fushë të jetës opozitare! Mungon edhe ndonje ushtarak dhe artist që të barazohemi me lu ftën ndaj a rmikut të brendshem sic i zbuloi dhe shk atë rr oi edhe vetë shoku Enver! Ndaj mbani veshët hapur andej nga festivali i RTSH se mos del ndonjë kenge reaksionare për ta demaskuar si në Festivalin e 11-të! Sic tha edhe vetë një nga udheheqesit mediatike të partisë për nismën Thurje, se janë sabotatorë, do te thotë se gjetja, identifikimi dhe demaskimi i armikut te brendshem edhe “detyrë mbi detyrat”!”, shkruan Kulluri.
Mes ironisë Kulluri thotë se l uf ta e klasave duhet shtrirë edhe brenda në familje! “Të demaskohet çdo “armik i Lulit” edhe ne rrethin familjar. Ndani burrat dhe gratë që nuk votojnë apo shprehin pakenaqësi për kryetarin e partise! Ndërsa shokët dhe kushërinjte me pikepamje ar miqesore të denoncohen në zyrat e partisë dhe profileve fallco në facebook! Revolucioni do fitojë!”, përfundon Kulluri.