Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka deklaruar se në betejën e tij ligjore me ish- presidentin Bujar Nishani, e ndal vetëm falja publike. “Nuk meriton më të jetë as anëtar i thjeshtë në PD, për shkak të sabotimit dhe të sjelljes staliniste, minuese të interesave të PD, 4 muaj para zgjedhjeve go det drejtuesit politik të PD në Shkodër. Nuk ka gjë që më ndal përveç faljes publike. Rruga e PD me Bujar Nishanin nga ky moment ka filluar të ndahet dhe besoj se drejtuesit e PD do kenë pjekurinë e mjaftueshme për t’i treguar vendin atyre që kanë thyer të gjitha rregullat. Jam anëtar i PD, kur Nishani ka qenë Komisioner i Ramiz Alisë”, tha Gurakuqi.
Ai shprehet se me ish- presidentin nuk ka asgjë personale, por shton se si një njeri që ka pasur pushtetin dhe që sipas tij ka ab uz uar me të, nuk ka kurressi të drejtën që të kritikojë apo të vlerësojë të tjerët. Në rastin konkreti, sipas tij, Nishani, i cili u bë nga pompist në president, nuk ka tagërin moral për të përzgjedhur kandidatët për deputet të PD-së.