Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani, ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta emëroi anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë këtë institucion funksional. Manjani deklaron se Gjykata Kushtetues është ende e mangët, pasi thekson se i duhen edhe tre anëtarë që të plotësohet. Ai sulmon ambasadorët që përgëzuan ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se entuziazmi i tyre është fallco.

“Iku dhe i gjashti. Domethënë u emërua. Tani janë edhe 3, që i duhen Gjykatës Kushtetuese. 1 mund të emërohet relativisht shpejt sepse i takon nga vendet që emëron Presidenti. Gjykata e Lartë duhet të emërojë 2+1 anëtarët e saj në Gjykatën Kushtetuese. Janë 3 të zgjedhurit e Gjykatës së Lartë ato që bëjnë dallimin në vendimmarrjen e pavarur të Kushtetueses.

Pa 3 të zgjedhurit nga Gjykata e Lartë, vendimmarrja në Gjykatën Kushtetuese është e mangët, e pasigurtë dhe mbi të gjitha jo e pandikueshme nga politika. Përtej entuziazmit fallco të Ambasadorëve, ka ende punë për të ngritur Gjykatën Kushtetuese”, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale