Tiranë, 4 Dhjetor – Ish Ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja, përmes një postimi në facebook i ka quajtur testet e shpejta arritje strategjike. “Strategjikisht dhe taktikisht, do jetë e mbuluar krejt popullata që do të ketë nevojë për testim, nga dita e parë deri në ditën e pestë të shfaqjes së simptomave, në nivel ambulator dhe spitalor. Pas ditës së pestë, hyjnë në lojë testet PCR që janë kryer deri tani! Dhe të mos harrojmë që këto teste të shpejta identifikuese të antigenit, kanë efektivitet gati 100%!! Dhe të mos harrojme që këto teste janë të njohura nga OBSH dhe të çertifikuara nga Agjencia Anerikane e Barnave dhe Ushqimeve!”, shkruan Koja.
Koja në postimin e tij i bën thirrje opozitës që nuk është koha për vota covidiane por për solidariet dhe bashkëpunim me mjëkët. “Ej, o të nderuar opozitarë, nuk është koha për vota covidiane, por për solidaritet njerëzor dhe bashkëpunim profesional! Sa më shpejt të kthjelloheni për këtë, aq më mirë do jetë edhe për ju! Sepse nuk do të jetë çudi, që militantizmi idiot covidian, t’ua bëjë etjen për pushtet thjesht një ëndërr pa fund”, bën thirrje koja.
Postimi i ish Ministrit të Shëndetësisë, Gjergji Koja: LOJA E KUNGULLESHKES E OPOZITES ME TESTIMET DHE VOTAT PANDEMIKE Kur ministria e shendetesise mundesonte 470 teste ne dite me 30 korrik, opozita bertiste se duheshin patjeter 1000; kur ministria arriti ne 1000 teste ne dite, opozita e ngriti me fort volumin se duheshin 1500 ne dite; kur ministria dhe strukturat perkatese te shendetit mundesuan mbi 1500 teste ne dite, opozita kaloi ne ulerima se duheshin 2000 teste ne dite per te perballuar situaten; kur ministria ka mbi nje muaj qe ben nga 2200 deri 2700 teste ne dite, opozita e plakur bertet se duhen te pakten 7000 teste falas ne dite(e ndryshoi arithmetiken e numrave, se ashtu sic e kishte nisur, nuk po i dilnin llogarite, ashtu sic gjithnje ja ka futur kot ne llogaritje, sepse eshte “byk” ne kete shkence ekzakte).
Sot, per hir te se vertetes, qeveria mundesoi nje arritje brilante strategjike ne fushen e testimeve: testet e shpejta qe identifikojne antigenin. Per fatin e keq te opozites, keto 100mije teste te shpejta do fillojne qe te henen ne Tirane nga epidemiologet, dhe pas 20 dhjetorit(pra, po brenda ketij muaji me date ekzakte), do shperndahen dhe do te kryhen ne shume pika ne vend te menaxhuara nga operatori i kujdesit shendetesor, si edhe ne te gjitha spitalet rajonale. Pra, e thene ndryshe: strategjikisht dhe taktikisht, do jete e mbuluar krejt popullata qe do te kete nevoje per testim, nga dita e pare deri ne diten e peste te shfaqjes se simptomave, ne nivel ambulator dhe spitalor. Pas dites se peste, hyjne ne loje testet PCR qe jane kryer deri tani! Dhe te mos harrojme qe keto teste te shpejta identifikuese te antigenit, kane efektivitet gati 100%!! Dhe te mos harrojme qe keto teste jane te njohura nga OBSH dhe te certifikuara nga Agjencia Anerikane e Barnave dhe Ushqimeve! Prandaj them se aplikimi ne terren tani i ketyre testeve, perben levizjen e nevojshme dhe efikase te eksperteve tane te shendetit publik sepse do te kete nje efekt shume te ndjeshem ne rrittjen e nivelit te gjurmimit epidemiologjik dhe diagnostikimit, per pasoje edhe te mjekimit. Me pak fjale, situata do te njihet me mire dhe do te mbahet nen kontroll akoma me mire, duke forcuar filtrin ambulator te diagnozes dhe mjekimit te covidit, i cili do te shpetoje nga kolapsi spitalet!!
Por pikerisht kjo nuk i intereson opozites: mbajtja e situates nen kontroll! Rrezimi e kauzes politike se saj te testimeve, rrezimi i kauzes politike se saj te fshehjes se vdekjeve covid nga mjeket, armiqesimi me shume se kurre i saj sot me mjeket e vijes se pare te luftes dhe rrenimi spektakolar i organizates se PD ne shendetesi e sidomos ne QSUT(ata qe dolen ne pension nuk u pasuan me nga te tjere sepse nuk pati me fryme qe ta mbante gjalle), ka rritur ne maksimumin e mundshem nivelin e alarmit tek PD se nuk po i del me llogaria me votat covidiane! Prandaj dhe nisi ciklin e ri te akuzave, se qeveria nuk ka mundur te siguroje vaksinen kunder covidit! Gjepura! Vaksina ne vend do te vije dhe do te aplikohet, atehere kur te filloje vaksinimi edhe ne vendet e tjera evropiane, jo vetem dhe thjeshte se eshte bere parapagimi per 1.2 milion dozat e para per 20% te popullsise, por mbi te gjitha, sepse strukturat tona te shendetit publik kane kapacitetet e nevojshme humane dhe infrastrukturore te absorbimit dhe kryerjes se vaksinimit, mbi bazen e nje plani kombetar te administrimit te vaksines!
Prandaj, te nderuar kolege te opozites, mos akuzoni dhe mos fyeni me strukturat profesioniste te shendetit publik,por ne mos ti mbroni, te pakten ti inkurajoni profesionalisht ata ne kryerjen e ketij misioni! Por per fat te keq, opozita e ka te pamundur te jete solidare as per testet e shpejta dhe as per vaksinen, sepse ato i zerojne numrin e votave pandemike!! Ej, o te nderuar opozitare, nuk eshte koha per vota covidiane, por per solidaritet njerezor dhe bashkepunim profesional! Sa me shpejt te kthjelloheni per kete, aq me mire do jete edhe per ju! Sepse nuk do te jete cudi, qe militantizmi idiot covidian, tua beje etjen per pushtet thjesht nje enderr pa fund….