Situata e koronavirusit ne vend duket se po shkon drejt përkeqësimit. Specialistët e ISHP-së sqarojnë se trendi rritës i rasteve COVID pozitiv shoqëruar me virozat respiratore do të vështirësojnë gjendjen. “Në këtë fazë kemi qarkullim të dendur të COVID në vend, kemi intensitet të lartë, kemi nivel risku të shtuar sa i takon rasteve pozitive, atyre që kanë kërkuar trajtim spitalor dhe atyre me simptoma të lehta që trajtohen nga mjeku i familjes. Jemi në një intensitet të ulët të virozave respiratore, dhe për rrjedhojë bashkëjetesa me COVID e vështirëson situatën.”

Raste pozitive me koronavirus identifikohen çdo ditë në të gjithë vendin, por specialistet thonë se disa qytete janë kthyer në vatra të nxehta të infeksionit. “Është Tirana që mban peshën më të madhe Korça, Shkodra, Durrësi, Fieri janë rajonet që kanë pozitivitetin më të lartë të COVID-19.”

Moshat aktive vijojnë të jenë me neglizhente ndaj masave e për pasoje dhe infeksioni tek to është me i përhapur. “Grupmosha mbi 50 vjeç 54-65 mbi janë grupmoshat që kanë incidencë më të lartë sa i përket rasteve pozitive por nuk duhet të neglizhojmë tek 20-25-35 që vjen direkt një shkallë më poshtë.” Ekspertët kërkojnë të bëhet kujdes në prag të festave të fundvitit duke shmangur grumbullimet. “Mbani maskën, respektoni distancimin të eliminojnë grumbullimet masive dhe për festat, të festojmë të shëndetshëm brenda familjes së vogël”. Shumica e infektimeve ndodhin brenda familjes apo në rrethin e ngushtë të miqve. Sipas statistikave 80% e vatrave janë familjare, ndërsa 20% janë në biznese apo administratën publike.