Klubi italian i Trapanit ka shpallur falimentimin. Klubi i njohur italian e cila militonte në Serinë C, u përjashtua në këtë sezon futbollistik pasi kishte problemet me financat.

Gjatë seancës gjyqësore, klubit siçilian i kanë dhënë vendimin e falimentimit total si klub, nga ku do të duhet t’i ndryshohet emri dhe t’a nisë aventurën nga kategoritë amatore. Klubi i Trapanit u krijua në vitin 1905 dhe sezonin më të mirë e patën në vitin 2019, ku u kurorëzua në ngjitjen në Serinë B italiane.