Italia do të lejojë shtetasit e saj rezident që ndodhen në Britaninë e Madhe të kthehen në vend pas bllokimit prej 2 ditësh në këtë shtet.
Pas marrëveshjes së arritur në Farnesina me Ministritë e Transportit dhe Shëndetësisë, Ministri i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, nënshkroi urdhëresën që parashikon mundësinë e kthimit për italianët që janë në Britaninë e Madhe dhe që janë rezident në Itali (ose për kushte urgjente dhe kritike). Urdhëresa parashikon tamponin para nisjes dhe pas mbërritjes, dhe karantina e detyrueshme 14-ditore sapo të kthehet.
Italia vendosi të anulojë çdo hyrje daljeje me Britaninë pas qarkullimit të një mutacioni të ri të koronavirusit.