Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë të vetmit futbollistë ende në aktivitet që u bënë pjesë e formacionit e të gjitha kohërave të “Topit të Artë” nga “France Football”. Dhe nuk është rastësi që dy jashtëtokësorët e Barcelonës dhe Juventusit të jenë edhe pjesë e elitës së renditjes së futbollistëve më të paguar, listë e përpiluar pikërisht nga revista franceze.
Ronaldo dhe Mesi-Investigimi në lidhje me shifrat që Mesi e Ronaldo fitojnë çdo vit, apo edhe lojtarët e tjerë nuk lidhet vetëm me pagën neto që ato fitojnë, por edhe me përfitimet që vijnë nga sponsorët e ndryshëm dhe të ardhurat nga rrjetet sociale. Ai që kryeson listën për sezonin 2019-2020 është “Pleshti” i Barcelonës me 131 milionë euro fitime, nga të cilat 86.9 milionë kanë ardhur nga paga (këtu futen edhe të drejtat e imazhit që ka lojtari me klubin), 6.1 milionë euro bonuse, ndërsa 38 milionë të tjera nga kontratat publicitare me “Adidas”, “Pepsi”, “Gatorade” etj.
Në vend të dytë qëndron portugezi i Juves. Kristiano Ronaldo e ka mbyllur sezonin me 118 milionë euro fitime, nga të cilat 57.5 milionë euro vijnë nga rroga, 500 mijë euro nga premiot, ndërsa 60 milionë euro kanë ardhur nga kontratat publicitare (“Nike”, “Herbalife”, “DAZN” etj.). Ndërkohë, ai që plotëson podiumin është braziliani Nejmar, Ylli i PSG-së e ka mbyllur sezonin 2019-2020 me 95 milionë në total, nga të cilat 48.9 ia garanton paga, 2.1 milionë në formë bonusesh dhe 44 milionë nga kontratat (“Nike”, “Qatar Airways”, “DAZN” Brazil etj.).
20 FUTBOLLISTE-Ndërkohë, lista e plotë vijon si më poshtë ku ajo që bie në sy është distanca shumë e madhe e cila ndan trion e parë me pjesën tjetër, sidomos me lojtarë të kalibrit si Robert Levandovski për shembull, i cili dje u shpall “The Best” për sezonin 2019-2020, në ceremoninë gala nga FIFA.