Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe pak acaruese dhe Demi posesiv është e shkruar në yje. Por ja që as shenjat e tjera nuk mbetet pas dhe ca të vërteta do i mësoni në këtë artikull.
Dashi-I papjekur! Shenja më impulsive e horoskopit, Dashi, është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë pa e menduar një herë mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të pendohet!
Demi-Kokëderr si dreqi! Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Është gati-gati acaruese sa të drejtë ka. E kemi fjalën, ashtu mendon Demi. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon: do vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses.
Binjakët-Arrogantë! Me aq shumë personalitete sa ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve: arrogantin.
Gaforrja-Acarues deri në luajtje mendsh! Gaforrja e ndjeshme, qaramane, mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe ty thjesht të vjen në majë të hundës duke e mbajtur afër. Ka gjithmonë diçka për t’u ankuar, për të mos u kënaqur me të tjerët, se fajin vetes s’ia vë kurrë.
Luani-I çmendur për vëmendje! Përveç krenarisë tipike që ka një mbret, janë dhe arrogantë, intolerantë, egoistë dhe kanë nevojë të ndjehen të dashur nga kushdo. Presin që bota të rrotullohet rreth tyre, dhe janë më shumë për krijimin e aleancave se sa shoqërisë së vërtetë.
Virgjëresha-Paragjykuese! Mund të mos e japë veten, por një Virgjëreshë po të mat nga këmbët tek koka. Perfeksioniste siç është, një Virgjëreshë ka standarte të larta, tepër të larta edhe për veten e vet.Kanë një bindje absolute që nuk e kanë kurrë gabim, madje dhe po e dinë që janë gabim, vështirë se e pranojnë.
Peshorja-Shkon nga fryn era! Përpiqet gjithë kohës të ruajë barazpeshat dhe nuk e thotë kurrë mendimin e vet të vërtetë për dikë, madje nuk ia thotë as vetes. Duket shpesh sikur shkon nga të fryjë era, sepse një Peshore thjesht nuk do ta ketë inat askush.
Akrepi-Manipulues! Akrepi ka shumë gjëra për të thënë në këtë aspekt, i sjell të tjerët si të dojë. Vështirë se mund të gjendet një fjalë e përshtatshme për të përcaktuar anën e errët të një Akrepi, por një ndër to është se janë manipulues.
Shigjetari-Ai dhe veç ai! Një Shigjetar mund të jetë njeri i hapur me të tjerët, por ka prirjen të mbajë rezerva. Përveçse i duket se ka të drejtë gjithmonë, nuk është se përgatitet aq sa duhet për temën që diskuton dhe nuk është aspak njeriu i duhur për të dhënë mend.
Bricjapi-Interesaxhi! Ky karrierist i horoskopit nuk do t’ia dijë aspak çfarë duhet të bëjë që të shkojë aty ku do. Shpesh arrogant, kokëfortë edhe kur dukshëm nuk ka të drejtë, një Bricjap është gati t’i bjerë murit me kokë thjesht sepse ia ka thënë truri, por mund të të marrë edhe ty me vete.
Ujori-Shkurt dhe qartë, një person me sjellje jo të qendrueshme!
Vërtet është shenjë që mbahet për mençurinë dhe logjikën e fortë, por kjo e bën një Ujor të jetë gjykues sa s’ua merr mendja. Ka gjithmonë diçka për të thënë për këdo dhe i duket vetja më i miri i të mirëve. Është kritik i tmerrshëm i njerëzve që i rrinë afër, sa të bëhet ferr.
Peshqit-Njeri pa shtyllë kurrizore! E keni parasysh shprehjen: “Mos u bëj peshk”? Epo, Peshqit janë të lindur të tillë. Nuk kanë orientim brenda vetes dhe shkojnë nga t’i çojë rryma. Aq ëndërrimtarë dhe krijues sa janë, aq janë edhe të dobët përpara të tjerëve. Më mirë ikin me vrap se të rrinë e të t’i thonë gjërat në sy.