“Do të them një sekret, por më premto që nuk do i tregosh askujt” Edhe nëse betohet, të premton, e të siguron që nga goja e tij nuk do të dalë gjysmë fjale, nëse i përket një prej shenjave të mëposhtme të zodiakut, e keni të kotë. Sapo të largohet nga ju, do të përhapë lajmin. Të mbash një sekret nuk është e lehtë, por pesë shenjat e mëposhtme të horoskopit mbahen si thashethemexhinjtë më të mëdhenj. Mund t’ju vijë hidhur, por mund të ndodhë edhe të mos e gjeni veten .

Shigjetari-Kur përhap një sekret, nuk e bën nga dashakeqësia, por sepse Shigjetarit i flet goja para mendjes.

Dashi-Nëse Dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj, por në momentin e parë që ai nuk kontrollon veprimet e tij, me shumë mundësi do t’i nxjerrë të gjitha të palarat. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, Dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga se duhet.

Gaforrja-Mund të duken të paqta, të qeta, sikur dhe një mize kanë frikë t’i bëjnë keq. Por Gaforret janë thashethemexhie.Nëse një Gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe PËR JU. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e rradhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.

Binjakët-Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni dhe u thoni një sekret Ninjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.

Peshorja-Peshorja nuk pëlqen të jetë në qëndër të vëmendjes, por kur i jepet rasti nuk e humbet këtë të fundit, dhe përpiqet të fitojë besimin e të tjerëve duke u dhënë shumë informacion.