Kjo foto që Cristiano Ronaldo postoi pas vdekjes së Diego Armando Maradonës u shpall si postimi me më shumë “likes” e komente në Instagram për 2020 nga Billboard.Postimi daton në muajin nëntorin dhe ky dedikim mban 19.7 milion pëlqime dhe 154 mijë komente.

‘Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë”, shkruhet në postimin e yllit portugez.

Ronaldo është personazhi publik më i ndjekur në Instagram dhe në dhjetëshen e parë të renditjes së hartuar nga Instagram ka edhe një postim tjetër nga Cristiano Ronaldo: foto e ditëlindjes së tij, e cila e portretizon atë pranë djalit të tij Cristiano Junior dhe partneres së tij Georgina Rodriguez, kjo foto renditet në vendin e nëntë me 14.3 milion pëlqime.

Në vendin e dytë në renditjen e postimeve më të pëlqyera të vitit 2020 në Instagram është njoftimi për vdekjen e Chadwick Boseman me 19.1 milion pëlqime.

Në vendin e tretë sërish një homazh për Diego Armando Maradonën këtë radhë nga Leo Messi, postimi i tij grumbulloi 16.4 milion pëlqime.

Në vendin e pestë një tjetër kampion botëror i sportit: LeBron James dhe homazhi i tij për kolegun e tij të ndjerë Kobe Bryant i cili arriti në 15.5 milion pëlqime.

Kylie Jenner ka arritur të triumfojë me disa postime në vendin e katërt, të shtatë, të tetë dhe të dhjetë.