Takimi midis agjentit të Hakan Çalhanoglusë, Gordon Stipiç me dyshen drejtuese të Milanit, Maldini-Masara për të diskutuar rinovimin e kontratës të turkut, që skadon në qershor 2021 është konfirmuar për nesër në Milano.

Palët janë ende shumë të larg, po flitet për një ofertë page prej 3 milionë eurosh në sezon, përkundrejt një kërkese prej 6,5-7 milionë eurosh në sezon nga lojtari çka konsiderohet një kërkesë e tepruar nga drejtuesit kuqezinj, por jo gjithçka është e mundur, ende asnjë skenar nuk përjashtohet.

Në dritare është Interi, i cili ka dalë përpara që të ketë turkun si lojtar të lirë për verën e ardhshme dhe do të ishte i gatshëm të plotësonte kërkesat e tij. Nga ana e tij, lojtari nuk do të dëshironte të ndryshonte qytet dhe me kënaqësi do të qëndronte në Milano, duke pranuar ofertën e zikaltërve.