Nga Jay Bhattacharya & Christos A. Makridis

Medias i shijojnë lajmet negative. Kjo gjë nuk ka qenë kurrë më e vërtetë se në epokën e Covid-19. Çdo ditë lajmet në media e vënë theksin tek përhapja e virusit, dhe tregojnë pa u ndalur historitë e trishtueshme të disa prej viktimave të tij. E megjithatë, shumica e mediave nuk i kushtojnë vëmendjen e mjaftueshme lajmit të mirë në lidhje me trajtimet e përmirësuara, apo mbijetesës së pacientëve të prekur nga koronavirusi. Në kontrast me mediat ndërkombëtare, shtypi amerikan ka qenë shumë negativ në mbulimin që i ka bërë pandemisë së Covid-19, edhe kur ka një lajm të mirë për të treguar. Ky negativitet, është pjesë e asaj që ushqen një kulturë frike, e cila ndikon tek politikanët lokalë, shtetërorë dhe federalë në vendimet që ata marrin. Por nga ana tjetër ka shumë lajme të mira për të treguar. Shkalla e rasteve fatale me këtë virus, ka rënë ndjeshëm që nga muaji marsi. Shkalla e mbijetesës nga ky infeksion është rreth 99.95 për qind për njerëzit nën moshën 70-vjeç,dhe 95 për qind për njerëzit mbi 70-vjeç. Spitalet janë shumë më të mirë-pajisura për të trajtuar pacientët, me protokolle të përmirësuara të ventilatorëve, menaxhim të përmirësuar të pacientëve, dhe strategji të reja terapeutike për të ofruar ndihmë.

Për më tepër, falë testeve të shumta klinike të vazhdueshme në të gjithë botën, së shpejti mund të ketë një vaksinë të sigurt dhe efektive. Në kontrast me fokusimin e tyre mbi vdekjet nga Covid-19, media i ka kushtuar shumë pak vëmendje dëmeve të mëdha mjekësore dhe psikologjike nga bllokimet që po përdoren për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë. Pavarësisht se bllokimet e mëdha kanë shkaktuar një dëm anësor shumë të madh, Anglia, Franca, Gjermania, Spanja dhe vendet e tjera evropiane po i intensifikojnë sërish bllokimet e tyre. Me bllokime, ne nënkuptojmë shkollat ​​dhe universitetet të mbyllura, sheshet e lojërave dhe parqet e mbyllura, kishat e heshtura dhe dyqanet dhe bizneset e falimentuara, që janë bërë emblemë e jetës së amerikanëve muajt e fundit. Mungesa relative e raportimit mbi dëmet e shkaktuara nga bllokimet është e çuditshme, pasi jetët e humbura nga mbyllja nuk janë më pak të rëndësishme sesa jetët e humbura nga koronavirusi. Por ato kanë marrë shumë më pak vëmendje nga media. Dëmet e shkaktuara nga bllokimi kanë qenë katastrofike. Merrni për shembull vetëm dë min psikologjik. Në qershor, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) vlerësuan se 1 në 4 të rinj kishte menduar seriozisht vetëvrasjen.

Opioidet dhe vd ekje të tjera të lidhura me drogën, janë rritur shumë. Barra e këtyre politikave bie në mënyrë disproporcionale mbi disa nga më të rrezikuarit. Për shembull, izolimi çoi në një rritje prej 20 për qind të vdekjeve të lidhura me demencën në mesin e popullatës sonë të moshuar. Për më tepër, analiza retrospektive e bllokimit në Shtetet e Bashkuara, tregon se pacientët anashkaluan analizat për kancerin, vaksinimin e fëmijëve, vizitat për kontrollin e diabetit, madje edhe trajtimin e sulmeve në zemër. Në shkallë ndërkombëtare, bllokimet kanë çuar 130 milion njerëz në prag të urisë, 80 milion fëmijë në rr ezik për t’u prekur nga sëmundje si difteria, fruthi dhe poliomieliti, dhe 1.8 milion pacientë në rre zik për të humbur jetën nga tuberkulozi. Bllokimet i kanë dëmtuar shumë të varfrit në vendet e varfra. Forumi Ekonomik Botëror, vlerëson se bllokimet do të bëjnë që 150 milion njerëz të tjerë të bien në kufirin e varfërisë ekstreme, ose 125 herë më shumë se numri i atyre që kanë vd ekur nga Covi-19.

Edhe pse ka pasur një farë mbulimi mediatik të dëmeve nga bllokimit, mediat nuk i kanë kushtuar të njëjtën vëmendje si vde kjeve nga Covid-19. Mungesa e vëmendjes së ekuilibruar të mediave ndaj lajmeve të mira mbi situatën, dhe kostot e bllokimeve, kanë shkaktuar kostot e veta. Pa një qasje të ekuilibruar ndaj lajmeve mbi Covid-19, publiku nuk mund të bëjë zgjedhje të mirë-informuara në lidhje me masat parandaluese, siç është mbyllja e shkollave. Edhe një qytetar i zellshëm, nuk mund të bëjë një gjykim të arsyetuar në lidhje me mençurinë e bllokimeve të vazhdueshme, nëse theksi vihet vetëm tek përfitimet e tyre, në një kohë që minimizohen kostot e tyre. Media ka detyrimin që t’i tregojë që të dyja. Së fundmi, neglizhimi i lajmeve të mira gjatë kësaj pandemie,ka krijuar panik dhe frikë, e cila nuk është në asnjë rast një strategji e mirë në dobi të shëndetit publik. Publiku duhet ta dijë se pandemia nuk do të jetë me në përgjithmonë. Ndërsa këto janë kohë sfiduese – dhe,për shumë familje, kohë që të ndryshojnë jetën – si çdo pandemi tjetër në historinë njerëzore, edhe pandemia e Covid-19 do të marrë fund. Me zgjedhje të mençura dhe të informuara, ne mund të zvogëlojmë numrin përfundimtar të vd ekje ve dhe mjerimin njerëzor./ The Hill